Shpesh herë shqiptarët janë ankuar për çmimet e larta të derivateve, por jo edhe ditëve të fundit. Që nga përhapja e pandemisë COVID-19, pati rënie të këtyre çmimeve gjë që rrallë herë ka ndodhur në gjithë botën.

 

Por siç duket rekordi i të gjitha kohëve është thyer sot, ku çmimi ishte 0.68 cent, raporton Indeksonline.

 

Ky çmim i ulët i derivateve u mundëson kosovarëve që rezervuarët e tyre të automjeteve të jenë të mbushura plot e përplot dhe që atë të paguajnë më lirë se kurdoherë.