Nis rritja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë (11 – 17 maj)

Kjo javë pritet të jetë me mot të kthjellët. Meteorologu Hakil Osmani në “Abc News” tha se vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën veriore gjatë orëve të para të ditës së nesërme, duke bërë që zonat veriore dhe pjesërisht të zonave veri-perëndimore të gjerohen reshje të pakta në shiut.

Ndërkohë, pas kësaj në të gjithë territorin do të kemi përmirësim të kushteve të motit, që do të pasohet edhe me rritjen e temperaturave.

“Kjo javë ka filluar me mot të kthjellët dhe pritet të kemi prezencë të vranësirave të pakta në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Po ashtu vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën veriore gjatë orëve të para të ditës së nesërme, duke bërë që zonat veriore dhe pjesërisht të zonave veri-perëndimore të gjerohen reshje të pakta në shiut.

Ndërsa duke filluar nga mesdita e ditës së nesërme do të kemi përmirësim të kushteve të motit edhe në këto zona, duke bërë që nga mesdita e ditës së nesërme deri në fundjave të kemi mot të kthjellët edhe pse do të kemi herë pas here prezencë të pakët të vranësirave, por që nuk rrezikojnë reshje shiu në territorin shqiptar.

Temperaturat ditën e sotme kanë shënuar nga 6 °C vlerat minimale deri në 30 °C vlerat maksimale përgjatë hapësirës perëndimore. Duke qenë se ditën e nesërme do të kemi prezencë të vranësirave dhe prezencë të pakët të reshjeve të shiut, pritet të kemi një rënie në zonat e Ultësirës Perëndimore. Ndërsa më e ndjeshme do të jetë në zonat veriore, ku rënia do të jetë deri në 3 °C.

Në ditët në vijim pritet të kemi rritje të vlerave termike, si në minimale dhe ato maksimale. Duke bërë që në fundjavë vlerat maksimale në zonat malore të shkojnë në 28 °C, ndërsa vlerat maksimale përgjatë ultësirës Perëndimore pritet të shkojnë edhe 32 °C”, tha Osmani./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...