Luana dhe Krenari nuk e kanë konfirmuar asnjëherë zyrtarisht romancën e tyre, megjithatë ata janë fotografuar shpesh herë bashkë dhe provat e vetme që kemi janë fotot nga paparacët. Mësohet se marrëdhënia e tyre tashmë është serioze dhe çifti po mendon që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë në martesë.

Sipas “Panorama Plus”, Luana dhe Krenari kishin vendosur që të martoheshin këtë verë, por ata fatkeqësisht e kanë anulluar për shkak të situatës që është krijuar nga pandemia globale.

Ishte parashikuar një ceremoni madhështore në Gjirin e Lalzit, ku të ftuar do të ishin shumë të famshëm. “Panorama Plus” shkruan se çifti i kishte nisur përgatitjet e dasmës që vitin e kaluar dhe kishte vendosur për të gjitha detajet që nga fustani i nusërisë deri tek këngëtarët që do të performonin në ditën e tyre më të rëndësishme.

Për shkak të koronavirusit, Luana dhe Krenari po e mendojnë që ta anullojnë dasmën për këtë vit, por ende nuk i dihet nëse do ta organizojnë vitin që vjen. Ata të dy janë shumë supersticiozë dhe nuk do donin që të martoheshin në një vit me numër tek siç do të jetë viti që vjen, pra 2021. Lidhur me këtë lajm super të rëndësishëm, Luana nuk ka konfirmuar asgjë konkretisht.