Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ka folur lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e saj, Kryemadhi e krahasoi Ramën me një zvarranik politik, duke shtuar se ai nuk kishte fituar asnjë betejë politike me ndershmëri.

“Nuk e quaj kafshë politike zotin Rama, e quaj zvarranik. Unë kafshë politike e quaj për njerëz punëtorë. S’ka asnjë betejë të fituar me ndershmëri. Të gjitha betejat i fitoi me koalicione. Ishte Hitleri gjithashtu zvarranik. E shoh zvarranikun si një gjë të pështirë,”-u shpreh ajo.

Më pas në studio ndërhyri edhe gazetari Bledian Koka, i cili përmendi kohët kur Kryemadhi dhe Rama shkonin mirë në kohët e koalicionit.

“Kam foto shumë të bukura me Ramën duke qeshur. Unë qesh me Ramën me batutat e tij, qesh me budallallëkun e tij. Buzëqeshja e një gruaje në një foto nuk është asgjë e keqe,”-shtoi ajo.