Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet nga një pikë karburanti nga Kosova duke treguar çmimin e ulët të naftës në krahasim me Shqipërinë.

Berisha shprehet se shteti atje funksionon ndryshe nga këtu.

Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata i kujtojnë çmimin e naftës kur ish-kryeministri ishte në pushtet.