Arditi nuk i mban dot lotët, kush ishte vajza që i emocionoi të gjithë

Agiola jeton në New York dhe përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan u bëri një surprizë dy prindërve të saj.

Ajo dhe vëllai i saj jetojnë larg familjes dhe në lidhjen Skype, ajo tregoi sakrificat që prindërit e saj kanë bërë, që ata të mund të arsimoheshin.

Ardit Gjebrea: Si ka qenë jeta juaj në Pogradec?

Agiola: Prindërit kanë sakrifikuar shumë. I kanë hequr vetes atë dëshirën për të patur diçka më të shtrenjtë, që mund t’i plotësonin vetes dhe na i kanë plotësuar neve, duke na shkolluar në shkollat më të mira.

Ardit Gjebrea: Çfarë kanë bërë ekzaktësisht? Na trego pak për sakrificat e tyre?

Agiola: Prindërit e mi asnjëherë nuk kanë ditur të mobilojnë shtëpinë, ta kenë si gjithë lagjja ose si gjithë njerëzit e tjerë. Nuk kanë patur atë idenë të vishemi bukur, të dukemi bukur. Më shumë janë fokusuar të punojmë sa më fort, të punojnë me orare të zgjatura. Prindërit e mi kanë dyqane me lule natyrale.

Ardit Gjebrea: Ata kanë bërë gjithçka për ju?

Agiola: Shumë e vërtetë! Madje dhe tani mundohen që të vazhdojnë të punojnë atje. Ata nuk i kanë kushtet që i kemi ne këtu, nuk kanë për shembull kushtet e ngrohjes, nuk kanë një makinë, gjithmonë marrin një furgon për të shkuar për të marrë mallin në Tiranë ose Maqedoni. Vetëm e vetëm për të kursyer dhe për të na plotësuar ne dëshirat.

Ardit Gjebrea: Me kë jetojnë ata tani?

Agiola: Ata janë vetëm të dy!

Ardit Gjebrea: Po ju andej do jeni?

Agiola: Dëshira është shumë e madhe për t’u kthyer me thënë të drejtën. Por me profesionin që unë kam, nuk mundem të gjej një punë aty.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për profesionin tënd!

Agiola: Kur erdha këtu vazhdova shkollën për terapist frymëmarrje. Punoj në një spital këtu afër.

Ardit Gjebrea: Çfarë do t’i thuash mamit dhe babit? Pse po më çon atje?

Agiola: Në fakt kam dashur ta bëj këtë surprizë përmes jush që më përpara, por gjithmonë nuk isha e sigurt çfarë do ju thoja. Kemi parë shumë mesazhe falenderuese dhe ky i imi do jetë prapë një mesazh falenderues, shumë i thjeshtë. Ata janë më të mirët për mua dhe jam shumë krenare që jam vajza e tyre. (Qan). Më fal dhe shpresoj që të bashkohemi sa më shpejt. Më falni se jam shumë emocionuese.

Ardit Gjebrea: Ajo buzëqëshja jote e shoqëruar me lot është si ato ditët e bukura me diell kur bie shi./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...