Aktorja Rudina Dembacaj ka treguar si ka reaguar nëna e saj kur mori vesh lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Në emisionin “Why Not” ajo tregoi se nuk e ka pritur aspak mirë si çdo nënë shqiptare.

“Nëna ime, pasi mori vesh marrëdhënien time me Markun, sigurisht nuk e mori fare mirë si çdo nënë shqiptare, oi oi oi, shkuli faqet nja ca kohë,

sigurisht kishte shumë merak, por porosia e vetme që më tha nëse ti nuk trajton fëmijët e Markut si Viktorian tënde atëhere nuk do jesh më bija ime”, është shprehur Rudina