“Të sëmurët tani janë shumë ndryshe nga ata të tre apo javëve më parë, vazhdojnë të zvogëlohen shifrat në terapitë intensive dhe po mbërrijnë gjithmonë e më pak njerëz në gjendje të rëndë me vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Situata ka ndryshuar kudo, jo vetëm në Bergamo e Milano, por edhe në Romë e Napoli”.

 

Deklaratën e bëri Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të kërkimeve farmakologjike Mario Negri në Itali.

 

“Nuk e di nëse virusi ka pësuar mutacion apo nëse ka ndryshuar ngarkesa virale e çdo pacienti, por ajo që mund të them me siguri është se tani gjendemi përballë një sëmundjeje shumë të ndryshme nga ajo që zhyti në krizë strukturat tonë në fillimin e pandemisë”, shprehet eksperti. Bilanci i vd ekjeve nga koronavirusi në Itali shkoi një ditë më parë në mbi 30.000, por numri i v iktimave të regjistruara , 243 ishte më i ulët se të enjten, 274.

 

Italia është vendi me nivelin më të lartë të jetëve të humbura nga pandemia në botë pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Britania e kaloi të mërkurën shifrën e 30,000 vi ktimave.