E rëndë, qytetari me probleme të shëndetit mendor i vë flakën apartamentit të tij, shkrumbohet gjithçka

Ngjarje e rëndë në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person me probleme të shëndetit mendor, B.H i ka vënë zjarrin apartamentit të tij, që ndodhet në lagjen “Spaikorre”. Fatmirësisht ai ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit, por orenditë në banesën e tij janë shkrumbuar plotësisht.

 

Zjarri u përhap me shpejtësi të banesën e tij dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe në kohë rekord kanë arritur të shuajnë flakët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...