Vitin tjetër zbret avioni i parë në aeroportin loë Cost të Kukësit! Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve, i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Safet Gjici. Gjatë isnpekimeve, Rama nuk i ka kursyer shakatë me “londinezët” e Kukësit, siç ai i quan.

 

“Vdes për londinezët e Kukësi, t’i sjell këtu tak. Të ma lënë nënë rehat, s’ka nevojë që të më quajnë hero”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura.

 

Nga ana tjetër, ministrja Belinda Balluku tha se pas një pezullimi për shkak të COVID-19, puna ka nisur me intesitet të lartë dhe përveç aeroportit do të përfitojë dhe zona përreth.

 

“Aviacioni më i prekur nga COVID-19. Ne nuk kemi ndaluar, punën, kemi qenë online me inxhinerë, por puna në terren e vështirë. Sot mund të themi që po rikthehemi ritmeve. Do krijohet master plani për dizenjimi i rrugës dhe pjesa të tjera, si hotele, turizëm malor”, tha Balluku.

 

Më herët kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në stadiumin dhe spitalin e Kukësit.