Gjatë kësaj kohe ku pandemia e koronavirusit ka izoluar Shqipërinë, kjo nuk ka penguar artistët që në një mënyrë a në një tjetër të ndihmojnë sadopak, mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte.

 

Kështu ditën e sotme Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka kanë dhuruar 500 maska për spitalin infektiv dhe ëmbëlsira për stafin mjekësor.

 

Këtë e ka bërë me dije Aleksandër Gjoka duke thënë se kjo ishte një mënyrë modeste për t’i falenderuar ata.

 

“Sot dhuruam 500 maska për mjekët e spitalit të Infektivit në Tiranë. Ishte mënyra jonë modeste për t’i falënderuar këta heronj të heshtur të cilët po përballen me luftën kundër Covid-19. Kishim premtuar se një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave të koncerteve në Greqi do shkonin për fondin e rindërtimit të tërmetit të 26 Nëntorit, por gjykuam se lufta kundër Covid-19 është më aktuale dhe maskat dhuruar sot do ofrojnë ndihmë konkrete mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Mirënjohje dhe respekt për heronjtë tanë. Keep rocking,”- shkruan Aleksandër Gjoka.

 

Kujtojmë se ‘Tre muskutjerët’ kanë dhënë ndihma edhe për familjarët e prekur nga tërmeti i 26 nënëtorit, i cili mori jetën e 51 personave.