Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Balldre të Lezhës, pasi ka shpërthyer një bombol gazi që ndodhej në magazinën ngjitur shtëpisë.

Burime bëjnë me dije se është asfiksuar nga tymi një e moshuar, e cila është dërguar menjëherë në spital. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Mësohet se banesa ka pësuar dëmtime të shumta.

Në vendngjarj kane shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, të cilat po përhapeshin me shpejtësi nga era e madhe.