Paralajmërimi i fortë i PD-së: Kemi hartuar një listë me emra. Ja çfarë i pret këta persona kur të vijmë në pushtet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku paralajmëron se kur opozita të vijë në pushtet çdo koncesion i hartuar në shkelje të ligjit do të hetohet deri në fund dhe do ti kthehen buxhetit të shtetit.

Ajo tha se PD ka hartuar një listë me të cilësuar si oligarkë.

“E ka degraduar qeveria fjalën propagandë saqë na duket e keqe ashtu siç duket e keqe edhe fjala PPP.

Ne do të vijmë në pushtet vitin tjetër, nuk ka në qoftë se. Problemi është dhe çështja është për radhën e punëve që do të kryejmë dhe me ligjin anti mafia që ne kemi propozuar këtu e dy vite të shkuara, unë e kuptoj që shumë persona i vuri në pozitë të vështirë çdo koncesion i hartuar në shkelje të ligjit do të hetohet deri në fund dhe do ti kthehen buxhetit të shtetit.

Partia Demokratike ka hartuar një listë të dhe nuk kemi pasur asnjë kompleks për të përmendur asnjë prej tyre në momentin që është shkelur ligji. Nuk kemi pasur asnjë kompleks për të thënë që në momentin që është hartuar një konçesion dhe në momentin është bërë një ligj favorizues për një biznesmen dhe në momentin që i janë vjedhur buxhetit të shtetit kushdo qoftë ai nuk do të ketë kompromis.

Shpesh herë ndoshta shkakton debat të madh publik diskutimi i emrave, por ne dy vite të shkuara e kemi hequr këtë kompleks”, tha Tabaku për Top Talk.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...