Psikologia Enertila Bekteshti ka folur sot në lidhje me menaxhimin e shëndetit mendor gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Bekteshi ishte e ftuar sot në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, dhe u është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që i janë bërë këto kohë. Moderatori Xhaxhiu, ka inskenuar një vizitë tek psikologia dhe e pyeti për zbehjen dëshirës seksuale, gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.

Xhaxhiu: Jam në dilemë t’ja bëj apo mos t’ja bëj këtë pyetje, por për transparencë është një pyetje që ju e bëni të gjithë. Psikologe më ka ikur dëshira për s*ks me gruan?

Psikologia: Ti qenkërke shumë i çuditshëm. Në këtë kohë dëshira s*ksuale bësoj se është ndryshe nga herët e tjera. Ju ndoshta jeni pak i stresuar, por do të thoja se kontakti me të dashurën tuaj me partneren, është mënyrë shumë e mirë për ta shfrytëzuar dhe është shumë relaksuese.

Xhaxhiu: Doni ta luftoni COVID-19 , bëni s*ks!

Psikologia: Dhe unë e konfirmoj!