Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me njoftimin, ku bëhet me dije se kryeministri Edi Rama do jetë sonte i ftuar në emisionin e Çim Pekës. “Po tani kush e ka fajin?! Rama qe “legalizon” dhe faktorizon televizionin e akuzuar nga mbeshtetesit e Rilindjes, si i financuar nga familjet Berisha-Meta?!”, shkruan Hoxha me ironi.

Postimi i Artan Hoxhës në Facebook:

“Mbani frymen njerez…

sot, ne mbremje, ne oren 20:45, ne SYRI tv…

Jo per gje, por Cimi, e ka emisionin si orar Champions League, e nis pa cerek…

Po tani kush e ka fajin?!

Rama qe “legalizon” dhe faktorizon televizionin e akuzuar nga mbeshtetesit e Rilindjes, si i financuar nga familjet Berisha-Meta?!

Apo Cimi, qe do te shfaq ne ekranin e mbeshtetesve te opozites, njeriun me te urryer te tyre?!

Me posterin qe i ka bere SYRI TV, duket si ndeshja me e madhe e boksit per peshat e renda, Mohamed Ali perballe Xhorxh Foreman, te zhvilluar ne kryeqytetin Kinshasa te Kongos, ne kontinentin Afrikan, gjate vitit 1974, per titullin kampion bote ne federatat WBA dhe WBC..” – ka shkruar ai.