Frika e një vale të dytë të koronavirusit ka bërë që shkencëtarët të studiojnë çdo mënyrë infektimi. Ata kanë nisur nga punë e analizimit të ujrave të zeza, gjë që sipas tyre mund të na ndihmojë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

“Pacientët e infektuar po ekskretojnë koronavirusin, SARS-CoV-2, me jashtëqitje. Ne po analizojmë çdo detaj për të kuptuar se si ndikon sistemi i kanalizimeve në shëndetin tonë,” tha Newsha Ghaeli, bashkëthemeluese e kompanisë Biobot me qendër në Mas.

 

Bioteknologjia me qendër në Masaçusets ka mbledhur 300 mostra në 40 shtete për të vlerësuar se sa e infektuar ka qënë secila zonë. Ghaeli thotë se hulumtimi i firmës mund të jetë çelësi për zbulimin e hershëm të një valë të dytë të virusit vdekjeprurës sepse shumë vende nuk mund të përballojnë testimet masive.

 

“Me kalimin e kohës do të shohim sasinë e virusit nëse ka ardhur duke u zvogëluar ose duke u rritur?” ajo tha. Në Francë, Vincent Marechal dhe ekipi i tij kanë testuar ujërat e zeza që nga 5 mars – më pak se dy javë përpara se vendi të mbylljen në një shtetrrethim si kurrë më parë.

 

“Kemi parë është një rritje graduale e ngarkesës virale në ujërat e zeza deri në 10 Prill”, tha Marechal, një virolog me qendër në Paris.

Marrë nga Cbc.ca