Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli shprehet se virusi është dobësuar në Shqipëri. Sipas saj këtë e tregojnë numrat e personave të shtruar në spital.

“Jemi në një kontroll shumë të mirë të epidemisë. Ne mund të themi me siguri që është e kontrolluar por nuk mund të themi se është në fund.

Ekspertët tanë e kanë vënë re se virusi është dobësuar. Këtë e kanë treguar edhe numrat e personave të shtruar në spitale”, tha Rakacolli për abc news.