Një familje me tre anetar në Fier ka rezultuar sot pozitiv me COVID-19 pas marrjes se tamponit.

 

Mësohet se nusja e shtëpisë, e cila është në muajin e tetë të shtatëzanisë ka shkuar në Tiranë dhe ka vizituar familjen e saj të cilet kanë qenë me Covid-19. Ky takim me familjarët i ka kushtuar infektimin e familjes në Fier, të djalit të saj 2 vjeçar dhe vjehrrën 70 vjeçare.

 

Sot janë kryer desinfektime në këtë pallat si dhe janë marrë tamponët për 5 familje të tjera. Ky është rasti i parë me COVID-19 pas një periudhe qetësie rreth 15 ditore. Me rastet e sotme shkon në 40 numri i të prekurve me COVID-19 në Fier, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.