Mjeku imazherist Renato Osmënaj ishte i ftuar në emisionin “Tempora” me moderatoren Sonila Meço, ku edhe diskutuan lidhur me rastet e para të koronavirusit në Shqipëri, që sipas doktorit datojnë që në janar.

 

Mirëpo, duke marrë parasysh edhe minutazhin e shkurtër që i kishin lënë në dispozicion, mjeku Osmënaj ose ndryshe i vetëquajturi “Xhaxhi Doktori” është nxehur dhe ka paralajmëruar Meçon se nuk do t’i shkonte më në emision.

 

PJESË NGA EMSIONI:

Sonila Meço: Falenderojmë dr. Rentaton, kemi 50 minuta me të në studio.

Xhaxhi doktori:Jo, jo! Më pak

 

Sonila Meço: Po aq kemi por do kemi mundësi për një herë të dytë.

 

Xhaxhi doktori: Ja dhe Ilir Metës kohën time. S’të vij më. Harroje! Unë nuk të vij më në studio se ti ja dhe kohën time Ilir Metës. Po do të më ndjekësh, më ndiq në Facebook.

 

Sonila Meço: Ua xhaxhi doktori, po do vish, si nuk do vish? Është detyra juaj për të informuar publikun edhe nëpërmjet medias