Producenti dhe aktori Ermal Mamaqi ka publikuar mbrëmjen e sotme një video nga koha kur ishte pjesë e spektaklit “2XL”. Në video shfaqen Ermali, Cubi, Genti dhe Xhoda në një skeç të 10 viteve më parë.

 

“Spërkate, dezinfektoje komplet”, dëgjohet t’i thotë Ermali Cubit, një skenë që përshtatet ekzaktësisht me kohën të cilën po kalojmë. “Rri një çik larg!”, i thotë Ermali Gentit.

 

Krah videos që i ka shkrirë të gjithë fansat së qeshuri, Ermali shkruan: “Të papërgaditur??!!! E dija që para 10 vitesh se do vinte kjo ditë”.