Moderatorja bukuroshe shqiptare, Dojna Mema ka treguar më shumë për veten e saj përmes përgjigjeve që u ka kthyer fansave në Instagram.

Një prej tyre e ka pyetur Dojnën: “A të çajnë kokën të shpisë se kur do të martohesh?”

Moderatorja teksa u është përgjigjur komentuesve, ka treguar se familjarët i ka mendjehapur dhe nuk i ushtrojnë presion fare në këtë pjesë, madje mamaja e saj i thotë të mos martohet fare.

“Përkundrazi: Gjyshja pëlqen më shumë bashkëjetesën. Gjyshi do thjesht të bëj një fëmijë, ndërsa mami të mos bëj as njërën as tjetrën, por të kaloj jetën duke i bërë qejfin vetes sime”,- shkruan Dojna Mema.