Pezullohen nga puna 3 infermiere se po hanin molto, Shoqata e Infermierëve: Vendimi është një turp i madh

Shoqata e Infermierëve ka reaguar për pezullimin nga detyra të tre infermierëve të shërbimit të NeuroKirurgjise në QSUT, pasi gjatë orarit të punës u kapen duke ngrënë molto. Në një reagim në Facebook Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë thekson se vendimi është një turp i madh.

 

Ata e quajnë këtë vendim një skandal dhe shtojnë se në asnjë vend të botës, nuk është e ndaluar të konsumosh diçka gjatë shërbimit.

 

“A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT. Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise”, thuhet ndër të tjera në reagim.

 

Reagimi i plotë

Reagim publik per masen e mare ndaj tre Infermiereve te sherbimit te Neurokirurgjike : Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto. Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna. A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese ,as ditet e festav apo fundjavat.E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret.

 

Po në cilin vend te botesh eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT. Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...