Shtrëngimi dhe lehtësimi i masave nga kryeministri Rama, bëhet sipas tij duke u kosultuar me ekipin e ekspertëve të mjekësisë, që sot po punojnë për situatën e pandemisë.

Mirëpo, që prej shpërthimit të pandemisë, e deri më sot, në media shfaqet vetëm Edi Rama duke dhënë informacion mbi situatën e duke na transmetuar edhe fjalët e komitetit të ekspertëve.

Deri më tani, ende nuk kanë dalë emra konkret nga ky komitet ekspertësh, që në përgjithësi, në vendet e tjera të botës qëndrojnë krah qeveritarëve, edhe në konferenca shtypi.

Lidhur me këtë është pyetur mjeku shumë i njohur, Pëllumb Pipero. Mirëpo, mesa duket as mjeku Pipero, nuk ka një emër se kush është drejtuesi i këtij ekipi ekspertësh.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, Pipero ngulmon të mos thojë një emër, edhe pse ai nuk konsiderohet si një sekret shtetëror, por thjesht një informacion, që mediat duhet të jenë në dijeni.