Deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “360gradë” të Artur Zhejit në RTV Ora ka deklaruar se në këtë kohë pandemie shumë shqiptarë janë jetojnë në varfëri.

 

Gjatë një momenti në studio ai nxori nga xhepi 1 palë llastiqe dhe u shpreh se ia kishte dhënë një fëmijë i komuniteti egjiptian për të gjûajtur Ramën, se e ka lënë pa bukë. Deputeti theksoi më tej se llastiqet do ia çojë Ramës në Kuvend.

 

“Isha në familje të komunitetit egjiptian, më dha një palë llastiqe dhe më tha gjuaj Edi Ramën në parlament se më ka lënë pa bukë. I thash që do ta marr llastikun dhe ai nuk kishte se çfarë të thoshte tjetër. Do t’ia çoj Ramës në Parlament.”, u shpreh Kujtim Gjuzi.