Rrjeti vlon prej ditësh për punësimin e Bieta Sulos dhe Mira Kazhanit në UKT.
Kazhani madje dha edhe dorëheqjen pas komenteve të shumta ndërsa sot blogeri i njohur Olti Curri ka publikuar një sms private të komunikimit me gazetaren në What’s app.

Sipas këtij kominikimi që është bërë në 11 mars 2020, Mira Kazhani interesohet për problematikën e ujit në Tiranë. Në kohët moderne, shkruan ndër të tjera Olti, specialisti i komunikimit me publikun nuk ka pse të rrijë 8 orë në zyrë ndërkohë që mediat që bashkëpunon, janë në lëvizje.

“Madje fakti që nuk ka ndyer duart me zarfe por është paguar me bordero dhe me të gjitha rregullat e shtetit, tregon se nuk ka fshehur asgjë”, shkruan Olti.

Reagimi i plotë i Olti Currit, bashkë me bisedën me Mira Kazhanin:
“Mira nuk ka nevoje te mbrohet nga une sepse nuk ka bere asgje me pak a me shume se shume njerez mediash qe prej 90-tes e tutje paguhen per Mardhenie me publikun nga ente shteterore, por une duhet te them te verteten ne lidhje me ate qe kolegia kishte detyre te bente si specialiste komunikimi ne UKT.

Duhet te tregoj se ajo ka komunikuar me mediat, portalet etj per problematikat e Ujesjellesit te Tiranes kur une denoncova para dy muajsh mungesen e ujit ne nje zone ne Astir. Megjithese jemi edukuar me abetare ku “Mira punonnme traktor”, ne kohet moderne specialisti i komunikimit me publikun nuk ka pse te rrije 8 ore ne zyre nderkohe qe mediat qe bashkepunon jane ne levizje.

Ju e dini shume mire qe jam nje nga kritikuesit me te zjarrte te Bashkise se Tiranes dhe Erion Veliajt, por pikerisht se njihem qe flas hapur, po hapur duhet te tregoj ate qe ka ndodhur.

Pertej miqesise me Mira Kazhanin, koleget e dine se ajo s’ka bere asgje qe nuk behet rendom prej shume vitesh. Madje fakti qe nuk ka ndyer duart me zarfe por eshte paguar me bordero dhe me te gjitha rregullat e shtetit tregon se nuk ka fshehur asgje.

Nqse doni ta mas akroni Miren thjesht se nuk e ngrini dot armen per te mas akruar te korruptuarit e vertete, pushka top”.