DASHI

Yjet do ua bëjnë jetën shume te vështirë sot ju te dashuruarve. Do keni gjate gjithë kohës debate dhe mosmarrëveshje te forta me partnerin. Ju beqaret do ëndërroni gjera te pamundura dhe për fat te keq dëshirat nuk do ju plotësohen. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe te dilni nga situata delikate ku keni rene.

 

DEMI

Dite aspak harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe nga inati mund te thoni edhe fjale te renda. Beqaret do bien ne sharmin e dikujt qe do i beje t’i harrojnë te gjitha problemet qe kane pasur. Ne planin financiar nuk pritet as problemi me i vogël. Do jeni shume te logjikshëm me shpenzimet dhe nuk do hidhni hapa pa qene te bindur.

 

BINJAKET

Urani do pozicionohet keq tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe mund te sjelle debate te vazhdueshme. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe gati për t’u kapur edhe me gjera elementare. Beqaret do jene cinike dhe nuk kane për te afruar dot asnjë person. Sektori i financave do përmirësohet akoma me shume dhe te paktën për këtë pjese nuk do keni perse te shqetësoheni.

 

GAFORRJA

Te gjithë planetët do jene te favorshëm gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift, por Plutoni do jete ai qe do sjelle me shume te mira. Nëse jetoni bashke dita do jete me sensuale dhe e lumtur. Beqaret do ndihen te pashprese, pa e ditur se një surprize e madhe i pret ne mbrëmje. Ne sektorin e financave gjerat do shkojnë mire. Ju duhet vetëm te ulni pak shpenzimet dhe nuk do keni probleme.

 

LUANI

Fale mbështetjes se madhe qe do iu japë Venusi gjate kësaj dite ju do arrini ta përmirësoni ndjeshëm marrëdhënien me partnerin. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur, përkundrazi emocionet do shumëfishohen. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur me pak do e presin. Te ardhurat do kenë përmirësime te jashtëzakonshme. Mos u tregoni aspak strikte për gjerat qe vërtet ju duhen.

 

VIRGJERESHA

Dite e mbushur me pasion te zjarrte ka për te qene kjo e sotmja për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni pafundësisht mire dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume nga yjet. Beqaret do hallakaten kot se koti dhe nuk do arrijnë dot te afrohen me dike. Me shpenzimet duhet te jeni me realiste dhe do e mbani gjithë kohës situatën nen kontroll.

 

PESHORJA

Dite shume e mire ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te vendosur për te zgjidhur edhe problemet e hershme. Beqaret do realizojnë takime fantastike dhe ka mundësi qe te hedhin hapat e para drejt një lidhjeje te qëndrueshme. Ne planin financiar mos prisni t’iu ndodhe ndonjë mrekulli e madhe, por mundohuni t’i menaxhoni sa me mire.

 

AKREPI

Do jeni tej mase te përkujdesur për partnerin tuaj sot dhe ai do e vlerësojë tej mase këtë gjë. Ne mbrëmje do merrni edhe surpriza prej tij. Beqaret nuk do bëjnë sakrifica për te ndryshuar statusin e tyre, por miqtë do ju krijojnë kushtet e përshtatshme për te realizuar njohje. Ne planin financiar do jeni te privilegjuar dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

 

SHIGJETARI

Dite shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar do jeni mjaft te zotet dhe do e stabilizoni situatën. Gjithçka do shkoje me se miri ne këtë fushe.

BRICJAPI

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat me te zjarrta. Beqaret do takojnë një person i cili do i mahnite. Duke e pasur mendjen tek ai do harrojnë edhe te hane e te pine. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

 

UJORI

Te dashuruarit do kenë një dite te mbushur me ndryshime te shpeshta. Here do dashurohen me qetësi e here do debatojnë me vrull. Beqaret do kenë takime shume te këndshme dhe do mund te ndihen edhe gati për te hedhur hapa me tej. Për ta pasditja do jete edhe me e këndshme. Me shpenzimet duhet te jeni me te kujdesshëm ne mënyrë qe ta mbani situatën financiare te stabilizuar.

 

PESHQIT

Nëse doni qe jeta juaj ne çift te jete e bukur duhet t’i përkushtoheni me tepër partnerit dhe te bëni gjera sa me te veçanta. Rutina mund te shkatërrojë gjithçka. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo vend qe do shkojnë sepse personi ideal mund te shfaqet kurdoherë. Sektori i financave do jene i qëndrueshëm, por jo aq sa për te bere investime gjigante.