Mjeku i njohur Tritan Kalo bën thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19 dhe në çdo moment të tregojnë kujdes, pasi situata e tanishme mund të përmbyset.

 

“NJË TREND i tillë edhe mundet të përmbyset NËSE nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh…..Distancimi fizik, përdorimi i maskave kurdoherë që është e mundëshme, higjena vetjake dhe ajo e mjedisit ku jetojmë e punojmë, hidratimi i duhur, ushqimi i shëndetshëm, vijimi i marjes së barnave për sëmunjdet kronike (Hipertoni, Pamjaftueshmëri të zemrës, Lëndimeve kronike të veshkave, mushkërive, kyçeve, Diabetin, etj.), do të na mundësojnë që vijojmë të ruajmë këtë TREND pozitiv të ecurisë së Covid-19 në vendin tonë…”, shprehet ndër të tjera ai.

 

Reagimi i plotë:

E DJELË 3 Maj 2020….NJË DITË e re pune…Nis me udhëtimin në urban për në QSUT, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, të njohur edhe si Covid-1….Takimi në mbledhjen e mëngjesit, që vijon me informimin nga shërbimi i urgjencës për ecurinë e 24 orëve të rojes…Kqyrja e të sëmurëve së bashku me kolegët….

 

Diskutimi mbi problematikat e shëndëtit të tyre e leximi për t’u informuar për gjithshka, që sot ka të bëjë me këtë virus tinzar Sars-Cov2 dhe sëmundjen të cilën ajo shkakton, Covid-19…..FATMIRËSISHT jemi në kushtet kur PËRPJEKJET tona në BASHKPUNIM dhe në MIRËKUPTIM me popullatën, kanë bërë që numuri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës Shëndetëore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….NJË TREND i tillë edhe mundet të përmbyset NËSE nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh…..Distancimi fizik, përdorimi i maskave kurdoherë që është e mundëshme, higjena vetjake dhe ajo e mjedisit ku jetojmë e punojmë, hidratimi i duhur, ushqimi i shëndetshëm, vijimi i marjes së barnave për sëmunjdet kronike (Hipertoni, Pamjaftueshmëri të zemrës,

 

Lëndimeve kronike të veshkave, mushkërive, kyçeve, Diabetin, etj.), do të na mundësojnë që vijojmë të ruajmë këtë TREND pozitiv të ecurisë së Covid-19 në vendin tonë…JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË të gjithëve….Aty ishim jemi dhe kurdoherë do të ndodhemi për t’ju ndihmuar, POR ndihmën më të madhe mundet t’ja jepni vetëvetes duke u kujdesur për të si dhe zbatuar këshillat tona…ME SHUMË SIGURI BASHKË DO JA DALIM!

 

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se aktulisht në vendin tonë janë 795 të infektuar, janë shënuar 31 viktima dhe 531 qytetarë kanë fituar betejën me virusin. Një qytet me risk të ulët për transmetim të infeksionit, është Fieri, ndërsa Kruja ka numrin më të madh të pacientëve aktivë. Aktualisht në vendin tonë janë 233 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.