Dietologia Blerina Bombaj ka deklaruar disa kohe me pare se Joni Peci ishte arsyeja pse ajo sot ka nje familje te lumtur.

 

Blerina ka thene: “Me thënë të drejtën, nëse nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa diskutim që nuk do të ishte kjo! Nuk e di si do të ishte, por falenderoj Zotin që takova Jonin i cili u bë shkas që unë u njoha dhe u dashurova me atë që sot është bashkëshorti im, babai i dy fëmijëve të mi dhe mbështetja e hekurt e gjithë dëshirave të mia. Me pak fjalë, Joni Peci ishte shkesi!”

 

Por jo vetem Blerina e ka gjet dashurine e saj fale nje shkesi pasi edhe te tjere personazhe e kane treguar nje histori te tille.

 

Personazhi tjeter eshte Aureka Gace e cila zbuloi para disa vitesh se ajo kurre nuk do ta kishte njohur menaxherin dhe bashkeshortin e saj Skerdin nese nuk do te kishte qene per te ndjerin Dr.Florin dhe vellain e tij. Ne Instagramin e saj ka shkruar: “Shkak për njohen time me Skerdin, u be Dr.Flori me vëllanë e tij Albanin. Dhe ja, me krenari ka dalë edhe në foto, shyqyr tha se desh na ngele në derë. apo jo Blerina Kondi.”

 

Ne nje interviste per emisionin Rudina, Miriam Cani ka treguar se nga deshira e tij qe e bija te ruante edhe kontaktet per nje karriere ne Shqiperi, babai i saj kembenguli qe ajo te komunikonte me Albanin. “Babi insistonte që të bëja një duet me Albanin. Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin. Më pas rastësisht unë dhe Albani u takuam në një event në Zyrih ku ishim të dy të ftuar. Aty filloi gjithçka,” tha Miriami.

 

Ndersa kengetarja Tuna edhe pse nuk ka marredhenie aspak te mire me Nora Istrefin, duket se duhet te falenderoje ate per shkak se ajo paska qene personi qe e ka prezantuar Tunen me Patrisin, babain e femijes se saj.