Nard Ndoka u shpreh se gjatë muajit janar përjetoi një grip mjaft agresiv, për tre ditë të tëra. Sipas tij ai ka kaluar simptoma të ngjashme me ato të COVID-19.

“Janë shprehur edhe në mënyrë publike, por ka pasur edhe një lloj censure nga pjesa zyrtare. Është një realitet që Shqipëria është përfshirë në një grip, që në janar. Është përfolur se mund të ketë pasur edhe humbje në jetë njerëzish në atë kohë.

Në një farë mënyre jo, nga fundi i janarit kisha një gjendje gripale, ndryshe nga herët e tjera, më e rëndë në simptoma. Kjo ishte një shqetësim i miqve tanë, ishte shumë agresiv si grip dhe më shoqëroi tre ditë. E para që merremi shumë me termat, por edhe vitet më përpara kemi pasur Covid. COVID-16; 17; 18 dhe tani COVID-19.

Por në këtë rast ende shkenca nuk e ka të qartë mënyrën e shpërndarjes. Rezistenca e njeriut e kalon në një formë apo një tjetër”, – u shpreh ish-ministri në studion e emisionit “Shqipëria Live”.