Ja rregullat e reja për të shkuar në parukeri.Duhet te beni kujdes se perndryshe ….

Tashme eshte njoftuar se prej dates 11 Maj do te hapen te gjitha parukerite duke qene se kane qene konsideruar si biznes me rrezik te mesem.

 

Mirepo duke filluar nga kjo date nje takim te parukierja nuk do te jete me si me pare sepse do te kete kushte te reja per punonjeset dhe klientet.

 

Keshtu punonjësit duhet të jenë të pajisuar me doreza, maska dhe të kryejnë dezinfektimin e duarve menjëherë pas ardhjes në punë si dhe para e pas çdo klienti që shërbehet. Dezifektimi i duarve duhet te jete i disponueshem ne hyrje e e dalje per cdokend

 

Ndërkohë që si personeli i punësuar ashtu edhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, madje rekomandohet përdorimi i maskave sa më profesionale.

 

Ndërsa protokolli perfshin edhe kushtin qe jashtë ambientit, çdo klient te pajiset me veshje plastike (qese) njëpërdorimshe për këpucët, të cilat hidhen në kosh kur del. Veshje plastike për këpucët përdorin edhe ofruesit e shërbimit nëse nuk përdorin këpucë/ shapka të brendshme sterile.

 

Gjithsesi eshte kryesore qe subjekti të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash ndermjet klientëve në çdo drejtim, duke riorganizuar vendosjen e vendeve të punës si karrige, poltrona, krevatë etj.

 

Merret shembull, në ambientet me hapësirë mbi 40 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht 1 klient për çdo 10 metra katrorë, por gjithmone ambienti duhet organizuar për ruajtjen e distancës midis klientëve.

 

Subjekti apo parukeria shërben vetëm me prenotim online apo me telefon sepse nuk lejohet krijimi i rradhëve të pritjes si brwenda ashtu edhe jashtë tij.

 

Ndersa ka edhe kushte te reja per pajisjet pasi per cdo pajisje pune si gërshërë, makina qethëse, furça, krehër, pjastra, pajisje depiluese, kapëse plastike, mjete pune druri, metalike apo plastike etj. duhet dezinfektuar/sterilizuar për çdo klient si dhe para e pas mbylljes së aktivitetit ditor. Për pajisjet metalike të punës rekomandohet edhe përdorimi i sterilizimit me autoklava.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...