Një deklaratë e Labinot Tahirit është bërë shkak për një debat mes tij dhe këngëtares së njohur, Leonora Jakupi.

Labi u shpreh se anullimi i dasmave ndikon në ekonominë e këngëtarëve, pasi ata nuk mund të kthejnë lekët që kanë marrë sepse i kanë harxhuar. Mirëpo kjo nuk është pëlqyer nga Leonora, e cila ka vënë theksin tek rëndësia e jetës dhe shëndetit të njeriut.

“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, ka shkruar ajo.

Nuk ka vonuar shumë dhe Labinoti ka vendosur të kundërpërgjigjet.

“E bre Leonorë, shyqyr që paskan bërë një lajm për ty se rrallë të postojnë! Leonorë, për punën e bamirësisë skena çka flasim ndoshta më njeh, e aty kam reagu për diçka që se paske kuptuar se sa për raste me të varfëra që ka Kosova e që si din as Shteti e unë i di e merren me to, ti vetëm në TV mundesh me i pa! Harrova me të thënë mbase spo me përkraheshe mire, ke ba se tash mbas teje nuk dalin as kolegët e tjerë. Ditën e mirë Leonorë”, ka shkruar ai. Nuk dihet si do të vazhdojë ky debat apo raporti mes dy kolegëve, pasi ata ruanin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.