Moderatorja shqiptare, Kostana Morava është qethur tullace dhe pamjen e saj të re e ka treguar me një video të postuar në Facebook. Me veprimin e saj, Kostana jep edhe një mesazh për vajzat duke i këshilluar ta duan veten siç janë, të mos bëhen skllave të parukerive dhe se duhet të rebelohen vërtet duke treguar simbolikisht shprehjen që nuk ‘u rruhet fare’.

 

Statusi i Kostanës: “Vitmari mendoi qe kjo foto eshte me e bukur nese i shtonte disa zemra (artist mo dhe une e dashuroj naivitetin e artisteve) por une ndjej se dua te jap nje mesazh me veprimin tim te ‘çmendur’ (per mua eshte krejt normal si veprim) pertej zemrave dhe dashurise tone.

 

Kohet e kaluara ne shkeputje nga bota duhet t’ju kene mesuar qe liria dhe lumturia vijne nga brenda. Nese nuk e keni mesuar ende atehere me vjen keq per ju por sdo e mesoni kurre.

Dua ti them te gjitha vajzave dhe grave qe nuk ka nevoje te jesh e bukur per tu ndjere e lumtur apo e realizuar dhe veçanerisht vajzave ne te 20 te cilat jane klientet me te medha te kirurgeve estetike.

Dua t’ju them qe nuk eshte e nevojshme te jeni skllave te parukerive, qendrave estetike apo kirurgeve plastike per tu ndjere mire me veten dhe te pranuara nga nje pjese vulgare e shoqerise.

 

Perkundrazi, ju duhet te rebeloheni pa qene nevoja qe rebelimin ta tregoni me shale apo gjoks zbuluar. Revolucioni seksual ka kaluar me kohe.
Pa qene nevoja ta tregoni rebelimin me refuzimin e puneve te shtepise (qofte edhe simbolikisht) por duke i bere punet dhe duke mos u ndjere sherbetore.

 

Sa per burrat, nese keni afer burra qe ju detyrojne te ndryshoni pamjen per te kenaqur ata vete epshin e tyre seksual duhet ta dini qe ata burra nuk bejne per ju. Ata burra e kane vendin ne bordello dhe jo ne familje apo lidhje dashurie. Lerini keta burra.

 

Rebelimi i vertete vjen kur jeni aq te lira brenda sa per boten, me falni per shprehjen, s’ju rruhet fare aq sa simbolikisht mund te rruani edhe koken tuaj.
E nqs nuk e beni dot se keni arsye apo argumenta ‘largohuni nga faqja ime sa më shpejt’….”