Ish kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta e kanë kaluar këtë pasdite bashkë, duke thyer kështu në një farë mënyre edhe rregullat e izolimit të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

Dy politikanët, dikur aleatë në bashkëqeverisjen e vendit kanë vendosur të takohen ditën e sotme. Ata shihen teksa bëjnë një foto së bashku me telefonin e Metës.

 

Fotoja është publikuar nga gazetari mik i tyre, Çim Peka. Përveç kësaj ata duken se janë ulur në një lokal, të cilët supozohet se janë mbyllur në këtë kohë pandemie.

 

Ende nuk dihen detajet e takimit, por fotoja ka bërë shumë bujë, pas një situate qetësie në sferën e politikës.

 

Të gjithë kanë ngritur pikëpyetje.

Çfarë po “kurdisin” dy aleatët?