Kjo javë do të nisë me lajme të mira sa i përket motit. Si duket ka ardhur fundi i dëtve me shi pasi gjatë javës moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm.

Nga e hëna deri të premten sipas shërbimit meteorologjik ushtarak moti për të gjitha ditet pritet të jetë i qëndrueshëm.

“Pas disa ditësh me reshje shiu dhe kthjellime të pakta lajme të mira priten për javën në vijim ndërsa vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Por le ti shohim ditët një nga një.

Për ditën e Hënë pritet që moti të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore shoqëruar me reshje shiu të dobëta në zonën e juglinjdes. Edhe për ditën e Martë moti vijon i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Gjatë pjesës së parë të ditës së Mërkurë kemi përsëri një paqëndrueshmëri të lehtë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash dhe stuhi por kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës. Pas orëve të mesditës mot përsëri i kthjellët.

Më pas si dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore”, njofton ShMU.