Shenja e Demit adhuron stilin e vjetër kur bëhet fjalë për dashurinë.

Së jashtmi, mund të duket se është një person i formuar dhe racional, por brenda është një romantik i pashërueshëm që kërkon dashuri për jetën. Eshtë gjithmonë në kërkim të një partneri të qëndrueshëm, besnik, të dashur dhe me klas. Dihet se Demi është shenja e atyre që urrejnë ndryshimin, dhe kjo është arsyeja pse ata nuk hidhen në marrëdhënie, përveçse kur ndjehen të sigurt. Por sapo të bien pre, Demi është i sigurt në zgjedhjen e vet. Parashikueshmëria mund ta mërzisë pak, por ai gjithmonë arrin të gjejë stimuj për të ecur përpara.

Demi udhëhiqet nga planeti i bukurisë: Venusi

I udhëhequr nga planeti i bukurisë Venusi, Demi tërheqës është gjithmonë një kënaqësi për t’u parë. Ai i pëlqen ornamentet romantike dhe gjërat e rafinuara si restorantet, lulet dhe çokollatat, me kënaqësi i pranon këto dhurata. Sidoqoftë, nuk është e lehtë të pushtosh një të lindur të shenjës së Demit, qoftë edhe me lule, dhurata e të tjera.

Partneri ideal i Demit

Demi ka nevojë për një shok, i cili të ketë afërsi të mëdha me gustot e tyre. Vetëm sepse i pëlqen stabiliteti, nuk do të thotë se është i mërzitshëm. Personi i duhur është një partner që kurrë nuk duhet t’i vërë në siklet në një mjedis shoqëror. Forca lëvizëse prapa shenjës është besnikëria, komoditeti dhe qëndrueshmëria. Nëse këto elementë mungojnë, vështirë se do të keni mundësi të fitoni zemrën e një Demi.

Për Demi, dashuria është një projekt jete

Për të lindurit në shenjën e Demit, një marrëdhënie është si një projekt jete, për këtë arsye ai është i vëmendshëm ndaj partneres apo partnerit. Demi është gjithmonë i gatshëm të ofrojë ndihmën e vet kur partneri ka nevojë për një dorë. Por kurrë mos i merrni gjërat si të mirëqena, edhe sepse ky qëndrim mund ta bëjë nervoz. Me pak fjalë, kurrë mos pretendoni gjëra nga një Dem.

Çfarë ndodh kur lë një Dem?

Ndonjëherë fakti i të qenurit tepër prezent dhe i përfshirë në jetën e partnerit mund të bëhet një thikë me dy presa, që mund ta bëjë nervoz gjysmën tjetër. Kur braktiset ose lihet pas, një Dem mund të humbasë sigurinë dhe të bjerë në depresion, pikërisht sepse është shenja e dashurisë për jetën. Ai rrezikon të humbasë besimin në ndjenja dhe të dëshirojë të mbetet vetëm për pjesën tjetër të ditëve të tij, duke bërë një gabim serioz.