Prej ditësh tashmë ka nisur procesi i riatdhesimit, ku shqiptarët e mbetur jashtë po rikthehen në vend vetëm nëpërmjet avionëve të “Air Albania”, një ekskluzivitet ky që nuk dihet se pse është vendosur nga ana e qeverisë shqiptare. Në një foto të “LSA” shihen njerëz të shumtë brenda avionit, disa prej të cilëve janë edhe në këmbë.

Ata po riktheheshin nga Frankfurti i Gjermanisë dy ditë më parë, ku shihet se nuk kanë plotësuar asnjë masë të distancimit social. Kur sheh këto pamje padyshim në mendje të vijnë rregullat e çuditshme të qeverisë shqiptare, ku brenda një mjeti nuk mund të qendrojnë më shumë se dy persona të së njëjtës familje, apo në shërbimin taksi lejohet që të udhëtojë vetëm një pasagjer.

Nga java e ardhshme, qeveria ka lajmëruar rregulla të reja për rikthimin në vend, ku në zonat e gjelbra, që janë shpallur tashmë disa qytete, personat do ta bëjnë karantinën në hotele, ndërsa në zonat e kuqe do ta bëjnë në shtëpitë e tyre.

“Sot kam një lajm të mirë për qytetarët që ndodhen në pritje për t’u kthyer. Nga 4 maji do të ndikojë edhe për riatdhesimin. Të gjithë shqiptarët duhet të aksesojnë faqen e Air Albania për të kryer rezervimin e biletës, dhe duhet të deklaroni adresën e banimit.

Ata që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, ndërsa ata në zonat e kuqe në shtëpi të monitoruara nga policia. Nuk është më i nevojshme prentotimi i hotelit. Gjatë udhëtimit tuaj në bordin e Air Albania, do të keni një formular të deklarimit ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi.

Udhëtarët e riatdhesuar do ndahen në dy grupe, në zonat e gjelbra do dërgohen me autobus në hotel. Do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, 7 euro ndërsa 14 euro nga shteti. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantnohen në shtëpi, së bashku me familjet. nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion”, tha sot ministrja Belinda Balluku.