Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ftuar në studion e “Kjo Javë” ka komentuar deklaratat e tij për uljen e pagave dhe pensioneve, duke ia hedhur fajin mediave se kanë prodhuar fake neës.

 

“Propozimi për fat të mirë është i shkruar, dhe kushdo ka patur interes, ka patur kohë ta lexojë. Nuk është keqinterpretuar, është prodhuar një fake neës.

 

Dhe ajo që më habit është fakti që edhe pse e shkruar, dhe mund të krijohet një titull, ajo që më habit është si ka mundësi që një media e caktuar, gazetari pyet pensionistët ‘cfarë mendoni ju t’ju ulet pensioni’, kur ajo nuk është e shkruar fare në propozimin tim, ndaj më duket e tepërt të shpjegoj një fake neës”, theksoi ai.