“Nuk e di ku e gjen kohën të më lexojë”/ Beqaj nuk i kapërdin dot kritikat e Tritan Kalos

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është përgjigjur me ironi mjekut të njohur Tritan Kalo, i cili doli kundër propozimit të tij për uljen e pagave të punonjësve të administratës dhe pensioneve.

 

Në reagimin e tij të fortë, Kalo kërkonte që të zbrazin xhepat dhe të lirojnë vilat e shumta e pas kësaj të merren me qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima.

 

Por siduket ish ministri nuk ka mundur ta kapërdijë një deklaratë të tillë, ndërsa u përgjigj me tone ironie në studion e “Kjo Javë”.

 

“Ai ka reaguar i pari, dhe mesa kam parë tekstin më rezulton që ai e ka lexuar. Por përsëri nuk ka arritur të kuptojë thelbin e kërkesës time të përdorimit të parave publike me standard të njëjtë. Nga ana tjetër habitem se si mjeku që ju thoni gjen kohë të lexojë, të shkruajë, të dalë nëpër studio, ndërkohë që është atje në vijën e parë të frontit.

 

Kjo më habit. Po ta shikosh me kujdes shkrimin, them përjashtuar ata që janë në vijën e frontit. Për cfarë është ndjerë i prekur? Nëse e ka lexuar të bardhe mbi të zezë? Vetë ai nëse e ndjen veten në vijën e parë të frontit, të paktën individualisht nuk prekej” tha Beqaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...