Pandemia e koronavirusit që kemi përjetuar muajt e fundit ka prodhuar heronj dhe heroina në mbarë botën. Njerëz me zemër të madhe që po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar ata që i rrethojnë të luftojnë virusin.

 

Marg Miller, 85 vjeç, është me siguri një nga ato heroina.

Infermierja në pension, e cila jeton në Dallhousie, në Kanada, nuk u mendua dy herë për t’u rikthyer në punë në shtëpinë e kujdesit të ‘Villa Renaissance’ dhe për të ndihmuar në kurën ndaj njerëzve më të rrezikuar, të cilët janë me Covid-19.

 

Marg ka punuar për 35 vjet si infermiere, një profesion nga i cili është tërhequr, por pavarësisht moshës dhe nevojës së natyrshme për të pushuar, ajo ndihmon pacientët deri në fund të pandemisë.

 

Për ‘Global News’, infermierja ka konfirmuar se ka shumë kohë të lirë dhe se nuk thotë dot ‘jo’. Ajo ka shtuar se pacientët kanë nevojë për të.

 

Në fund të marsit, Marg u rikthye në shtëpinë e kujdeseit, ku shpenzon kohë dhe dashuri çdo ditë për të ndihmuar nevojtarët. Familja e saj është e shqetësuar për shëndetin e saj, por ajo e ndjente një detyrë morale për ta bërë.

 

Kim Cormier, një tjetër infermiere që punon me Marg, u intervistua nga ‘Global News’, ka konfirmuar që kolegia e saj është shumë e fortë. Ka konfirmuar gjithashtu se Marg ka një sjellje shumë pozitive dhe është me siguri për këtë arsye, që është në gjendje të punojë edhe 85 vjeçare.

 

E vërteta është se Marg është tërësisht e apasionuar pas punës së saj. Për të, është shumë më tepër se sa thjesht për të marrë një pagë. Ajo mendon se është një mision jete që të lejon të bësh ndryshimin në botë.