Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët e qytetit të Shkodrës lidhur me problematikat nga COVID-19. Kreu i PD deklaroi se qeveria e ka keqmenaxhuar situatën ndërsa tha se në Shkodër vetëm një pjesë e vogël e kanë marrë pagën e luftës në mënyrë selektive duke përmendur edhe harresën e qeverisë ndaj biznesit të vogël.

 

Tre mijë qytetar të Shkodrës që punojnë në Malin e Zi janë përjashtuar totalisht nga mbështetja e qeverisë tha kreu i PD Shkodër ashtu siç në mënyrë selektive kanë përfituar jo më shumë se 35% e tregtarëve në tregun e Zdrales.

 

Kryetari i PD Amuli ka një thirrje për qeverinë që të kthejë sytë nga Shkodra dhe të ndihmojë familjet në nevojë që edhe ata janë lënë në harresë totale, biznesin e vogël dhe këdo tjetër që ka nevojë.

 

PD mbështet edhe çdo protest të qytetarëve kudo qofshin ata.
Disa herë Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për një keqmenaxhim të situatës së COVID-19.