Moderatorja Alketa Vejsiu po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Së fundmi ajo ka dhënë një lajm të bukur për publikun, në lidhje me emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

 

Me anë të një videoje në Instastory, Alketa ka lajmëruar se programi do të rikthehet të Hënën në ekranin e Tv Klan.

“Së bashku do të shihemi të Hënën pasi “Piter Plan” do të rikthehet në “Tv Klan”, ka treguar moderatorja.

 

Për shkak të situatë së krijuar nga Koronavirusi, nuk dihet ende nëse programi do të zhvillohet në mungesë të publikut apo do jetë i pranishëm, gjithmonë duke respektuar rregullat e distancës.