Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur ta kalojë ndryshe fundjavën. Kreu i shtetit ka “thyer” karantinën dhe ka shkuar në rezervuarin e Shelegurit.

Nga kjo zonë mes Leskovikut dhe Ersekës, Meta u uron të gjithëve një fundjavë të mbarë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë, që kreu i shtetit “thyen” karantinën gjatë fundjavës. Një javë më parë, ai udhëtoi drejt vendlindjes së tij në Çepan.