Moderatorja e emisionit “Glamour”, Ester Bylyku në puntatën e mbrëmjes së djeshme u shpreh se e ftuara më jokorrekte në emisionin e saj ka qenë Çiljeta. Esteri tregoi se Çiljetën e kishte ftuar 3 herë, por ajo nuk i shkoi në emision.

 

Sipas moderatores, këngëtarja nuk i kishte hapur telefonin në ditën kur do bënin xhirimet.

 

“Episode ndodhin por, jo korrekte , femër, që mua më ka bërë përshtypje ka qenë Çiljeta. Ne kishim vendosur oraret e të gjitha.

 

Ok, hera e parë ndodhi tërmeti, herën e dytë prapë ndodhi një gjë, herën e tretë që u ra dakort përpara, pastaj të dielën u bë konfirmimi i fundit dhe të hënën që ne kishim xhirimet thjesht nuk hapi më telefonin. Kështu që ne thamë ok, njerëzit jo korrektë jashtë Glamour Zone”, tha Ester Bylyku.