Këngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private duke preferuar ta jetojë jashtë vëmendjes së mediave. Mirëpo sot, një ndër personat më të dashur për të feston ditëlindjen dhe këngëtari e ka uruar publikisht.

Bëhet fjalë për motrën e tij e cila quhet Elona dhe sot ka mbushur 21 vjeç. Flori ka publikuar disa foto pranë saj në rrjete sociale duke na prezantuar për herë të parë me të. Ai e ka uruar me fjalët më të ëmbla duke treguar lidhjen e tyre të ngushtë.

“21 vite që nuk janë pak..ke qenë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njërit-jetrin për të gjithë jetën siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, ka shkruar ai krahas fotove.