Grimieri shqiptar me famë botërore Mario Dedivanovic ka hum.bur xhaxhain e tij që ishte infektuar me koronavirus. Disa javë më parë, vetë grimieri bëri të ditur lajmin se xhaxhai i tij ishte infektuar me koronavirus, ndërsa këtë herë ka dhënë lajmin e dhimbshëm.

 

“Pusho në paqe Axhi i ëmbël. Të dua. Do të më mungosh përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera Dedivanovic. Grimieri ditë më parë kishte kontribuar me dhurimin e maskave për spitalin në Bronx, ku ishte duke u mjekuar xhaxhai i tij.

 

Mario Dedivanovic është grimieri personal i yllit televiziv Kim Kardashian, ndërsa gjatë ceremonisë në Los Angeles kur fitoi çmimin ‘American Influencer Awards 2019’, ai deklaroi se ishte gay.