”Basha të bëri deputet”, Gjuzi debat me Ruçin: Nuk më ka sjellë ai, por marrëveshja e Mukjes dhe qytetarët e Krujës

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ka hapur i pari sesionin e diskutimeve duke iu kthyer Ruçit për një deklaratë të javës së kaluar nga kryeparlamentari se Gjuzi duhet t’ia dinte për nder Bashës që e kishte sjellë në Kuvend.

 

Gjuzi tha se në Kuvend e ka sjellë Marrëveshja e Mukjes, qytetarët e Krujës, si dhe Partia Konservatore.

 

Po ashtu Gjuzi i bëri vërejtje Ruçit për procesverbalin që nuk i dorëzohet në fletë si dhe e ka porositur mos e ndërpresë më kur flet për akte normative dhe procesverabel.

 

KUJTIM GJUZI: Më duhet procesverbali. Jo online. Dua të sqaroj deklaratën tënde që këtu më ka sjellë Lulzim Basha. Mua këtu më ka sjellë Bajrami e Mukja, qytetarët e Krujës dhe Partia Konservatore. Dhe nuk dua të më ndërpresësh më kur flas për akte normative dhe procesverbal.

Sot qytetarë opozita ka 1 minutë kohë për të folur. Të tjerat janë selektive.

GRAMOZ RUÇI: Sa i përket procesverbalit. Procesverbalin nëse nuk dini ta përdorni. Hape nëse di. Konferenca e Krytetarëve dje ka diskutuar për kalendarin 3 javor dhe e keni në rrugë elektronike të Kuvendit. çdo njoftim e keni në faqen zyrtare. Do vazhdojmë duke vazhduar diskutimet. Si 2 seancat e mëparshme diskutimi i reduktuar dhe votimi nominal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...