Moderatorja e njohur Klea Huta po përjeton emocionet më të bukura, në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Këtë të Mërkurë përmes një postimi në Instastory, Klea tregoi se ka përgatitur gjithçka për fëmijën që do të vijë në jetë.

Më pas ajo publikoi foto të rrobave që ka blerë për vogëlushin duke treguar se e gjithë kjo i duket e pabesueshme. “Kjo është çmenduri. Nuk mund ta besoj dot, nuk mund ta besoj dott”, ka shkruar e emocionuar moderatorja.

Mirëpo një ndër ndjekëset e saj e ka parë si të kotë gjithë lumturinë e saj, teksa shprehet se Klea po sillet sikur mos të ketë parë ndonjëherë kalama me sy. “Po tregon gjërat sikur s’ke parë ndonjëherë kalama me sy. Njerëzve iu kanë ardhur në majë të hundës kalamanjtë”, i ka shkruar ajo.

Klea ka vendosur ta ndajë me të gjithë mesazhin e ndjekëses dhe i ka kthyer përgjigje publikisht.