Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, nga NJVKSH- të vazhdon të monitorohet situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut, e cila është në nivele të qëndrueshme.

Nga NJVKSH-ja Shkodër, informohet se nga përgjigjet e 28 mostrave të marra dhe dërguara dje në ISHP, janë konfirmuar 2 raste pozitiv (të dy janë raste të reja të zbuluara si rezultat i hetimit epidemiologjik) ndërsa 26 mostrat e tjerat janë negative.

• Sot është konfirmuar edhe një rast humbje jete nga Covid-19, nga Shkodra, duke e çuar në 2 rastet e humbjes së jetës gjithsejt nga Covid-19.

• Në total, shkon në 110 numri pozitiv Covid-19.

• Sot konfirmohen edhe 5 raste të reja të shëruar nga Covid-19, të cilët rezultojnë negativ, pas testimit të dytë të bërë. Sot janë dërguar edhe 28 mostra të tjera në ISHP, Tiranë.

• Vijon kontrolli epidemiologjik i 36 shtetasve të karantinuar në konviktin e Univeristetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

NJVKSH- të Puke dhe Fushe Arrëz, informojnë se nuk ka asnje vatër Covid-19. Mbreme është marrë përgjigje e mostrës së dërguar në ISHP për shtetasin 56 vjeçar me banim në Bashkinë Puke, i dyshuar për covid-19 i cili rezultoi negativ.

NJVKSH- ja M.Madhe, informon se nuk ka raste me të prekur, nuk është marrë asnjë tampon ekzaminimi për Covid-19 dhe nuk ka asnjë rast te dyshuar.

Nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër, informohet se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 46 vizita të urgjences, nga të cilat janë marre 2 mostra të dyshuar për Covid-19.

Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptarë që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, mbrëmë dhe diten e sotme kanë hyre nga pika kufitare Hani i Hotit 4 shtetas.

Drejtoria e Kufirit dhe Emigracioni, informon se me dt.29.04.2020 është paraqitur një shtetas në hyrje të RSH, që vinte nga Bosnje-Hercegovina, të cilit pasi ju bë e ditur urdhri, nr.240.dt.07.04.2020, është dakortësuar për tu vetkarantinuar ne konviktin “Luigj Gurakuqi” i cili është akomoduar në ambientet e konvikti rreth orës 23.30.

Edhe sot me dt.30 në piken e Kalimit të H.Hotit, rreth orës jane paraqitur 3 shtetas që vijnë nga Mali Zi, pasi ju bë i ditur Urdhri, nr.240, dt.07.04.2020, shtetasit ranë dakort për tu karantinuar në ambientet e konviktit “Luigj Gurakuqi”.