Prej disa kohësh ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është nën drejtimin e Belinda Balluku. Kjo e fundit përflitet si një nga ministret më të dashura të kryeministrit Edi Rama.

Ministrja Belinda Balluku është shfaqur gjatë inspektimit të punimeve në urën e ‘Vashës’ në Dibër, duke mos respektuar etikën e veshjes.

Balluku nuk ka veshur reçipeta dhe se fustani i saj nuk lë shumë vend për imagjinatë. Krah ministres ka qenë edhe kryeministri Edi Rama në këtë inspektim.

Një ministre tjetër shumë e dashur për kyreminstrin Edi Rama është dhe Elisa Spiropali. Pyetja që lind është se ç’mendon vallë ministrja Spiropali për veshjen e ministres Balluku?!

Më poshtë po sjellim edhe pamjet e ministres Balluku, ku dallohet se e ka harruar fare se çfarë është etika e veshjes edhe pse mban një post shumë me rëndësi dhe mbi të gjitha ka kryeministrin Edi Rama në krah që u mësoi shqiptarëve si lahen duart me sapunë live në Facebook.