Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, nga NJVKSH- të vazhdon të monitorohet situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut e cila është në nivele të qëndrueshme.

 

Nga NJVKSH- ja Shkodër, informohet se nga përgjigjet e 34 mostrave të marra dhe dërguara dje, në ISHP, kanë ardhur pergjigje pozitive vetëm për 1 moster, (i cili është rast kontakti) ndërsa të gjitha të tjerat janë negative. Në total, shkon në 108 numri pozitiv Covid-19. Mbi 70 % e të sëmurëve jane shëruar dhe kanë dalë nga izolimi.

 

Sot janë dërguar 28 mostra të tjera në ISHP Tiranë, ndërkohë vijon puna për gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara. Sot është mbyllur një vater në Lagjen “3 Heronjt”.

 

Vijon akomodimi i karantinimit të shtetasve të ardhur në konviktin e Univerisitetit “Luigj Gurakuqi”. Mbrëmë edhe sot kanë ardhur edhe tre shtetas duke e çuar numrin e të akomoduarve në 32 shtetas. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, vazhdon monitorimi dhe kontrolli i tyre nga strukturat e NJVKSH- së. Ruajtja fizike e objektit bëhet nga strukturat e Reparti Ushtarak 1010, Vau Dejes.

 

NJVKSH- të në Puke dhe Fushe Arrëz, informojnë se nuk ka asnje vatër covid-19. Mbremë është marrë dhe dërguar një moster për një shtetas, 56 vjecar me banim në Bashkinë Puke, i dyshuar për covid-19.

 

NJVKSH- ja M.Madhe, njofton se nuk ka asnjë të prekur, nuk eshte marre asnje tampon (ekzaminimi per Covid-19) dhe nuk ka asnje rast te dyshuar. Ne zbatim te Urdhrit te perbashket per Vetekarantinimin e Shtetasve Shqipetare qe duan te futen ne territorin e Republikes se Shqiperise nga të gjitha pikat kufitare tokësore, ditën e sotme nuk keni asnjeë person që ka hyre nga pika kufitare Hani i Hotit.

 

Nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër, informohet se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 37 vizita te urgjences, nga të cilat janë marre 2 mostra të dyshuar për covid-19.